Milani me ofertë për Belottin

Sport August 13, 2017 - 12:25

Milani është i gatshëm të paguajë 75 milionë euro plus shërbimet e M’Baye Niangut për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, raporton “La Stampa”.

Gazeta torineze thotë se Milani ende nuk ka hequr dorë nga sulmuesi italian.

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli kishte shikuar ndeshjen e Torinos kundër Trapanit, në kuadër të Kupës së Italisë, transmeton zeri.info

Belotti ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por ajo mund të aktivizohet vetëm nga klubet jashtë Italisë.

Ky raportim vjen vetëm disa orë pas disa lajmeve se sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang kishte deklaruar se është i hapur për një kalim te ish klubi i tij, Milan.

“Do të doja që të kthehem, por ata janë duke fjetur, çfarë mund të bëj unë?”, kishte deklaruar sulmuesi gabonez./Zëri