Barcelona afër Paulinhos

Sport August 13, 2017 - 11:34

Barcelona ka arritur marrëveshje me Guangzhou Evergranden për transferimin e mesfushorit, Paulinho, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian tashmë iu ka dhënë lamtumirën shokëve të tij te klubi kinez, raporton “Goal.com”.

Klubi katalunas do të paguajë 40 milionë euro për shërbimet e brazilianit. Guangzhou Evergrande ka refuzuar shitjen e futbollistit, por Barcelona ka shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën e mesfushorit.

Paulinho ishte transferuar në Kinë në verën e vitit 2015 nga Tottenhami. Me klubin kinez ka fituar dy tituj të ligës, dy Superkupa Kineze dhe njëherë ka triumfuar në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Braziliani është paraqitur gjithsej 95 herë me Guangzhou Evergranden dhe ka arritur të realizoj 27 gola dhe 8 asistime./Zëri