Perisic dëshiron qëndrimin

Sport August 13, 2017 - 11:21

Mesfushori i Interit, Ivan Perisic dëshiron të qëndrojë te klubi italian, pavarësisht interesimit të Manchester United, transmeton zeri.info

Gjigandi anglez prej kohës është vënë në ndjekie të kroatit.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti insiston se Perisic është i vendosur për të qëndruar te klubi italian.

“Perisic është i vendosur për të qëndruar. Ai flet si një futbollist që dëshiron të bëj më të mirën e tij dhe të jetë profesionist.”, tha Spalletti.

Ndërkohë, italiani nuk pati fjalë të tilla edhe për futbollistin tjetër, Geoffrey Kondogbia, i cili dëshiron të largohet nga klubi.

Valencia është duke shprehur interesim për mesfushorin.

“Jam zhgënjyer nga Kondogbia dhe sjelljet e tij nuk përkojnë me personin të cilin e njohim ne. Me këtë sjellje ai është duke dëmtuar veten.”, shtoi Spalletti./Zëri