Liverpool dështon në start (Video)

Sport August 12, 2017 - 15:35

Liverpool e ka nisur me barazim sezonin e ri në Premierligë

Liverpool nuk ka arritur më shumë se një barazim (3:3) përballë Watfordit, në ndeshjen e parë të sezonit 2017/2018 të Premierligës

Golat për ekipin e Jurgen Kloppit i kanë shënuar: Sadio Mane (29), Roberto Firmino (55) dhe Mohamed Salah (57), shkruan Express.

Kurse, golat për Watfordin i kanë shënuar: Stefano Okaka Chuka (8), Stefano Okaka Chuka (32) dhe Miguel Britos (90). /Express/