Super-lajm për Vëllaznimin para fillimit të kampionatit

Sport August 11, 2017 - 17:11

Kuvendi Komunal i Gjakovës ka organizuar një koncert në mbështetje të klubit të futbollit Vëllaznimi, për ta ndihmuar financiarisht klubin 90-vjeçar.

Koncerti do të mbahet të mërkurën, më 16 gusht, në ora 19:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Hyrja do të jetë 5 euro, me mundësi të blerjes së një fanelle, e cila do të kushtojë plus 10 euro.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë të Komunës së Gjakovës.

“16 Gusht (e mërkurë) Stadiumi i Qytetit, 19:00h

Ju ftojmë në Koncertin që do të organizohet për nder dhe mbështjetje (ndihmë) të rikthimit në Superligë dhe 90 vjetorit të themelimit të klubit të zemrës e traditës, kampionit të shumëfishtë të Kosovës, i ngjyrave (Kuq e zi) klubit të futbollit Vëllaznimi.

Hyrja do të jetë 5 euro me mundësi shtesë të blerjes së një ndërrese me logo të klubit e cila do të kushtojë plus 10 euro (sipas mundësive dhe dëshirës).

Fillimisht i falenderojmë bisneset dhe individët që e kanë ndihmuar vazhdimisht dhe e kanë mbajtur gjallë klubin nëpër etapa të ndryshme të vështira, ndërsa për momentin bisneset ERINA, ARI Mobile Shop dhe FIDANI që menjeherë i’u përgjigjën kërkesës për mbështetje në xhirollogarinë e klubit dhe presim që të reflektojnë edhe bisneset tjera, individët, dashamirët sportdashës dhe diaspora, që në çfarëdo mënyre të kontribuojnë në këtë fazë të fundit problematike e vendimtare dhe që vitin tjetër ta përjetojmë së bashku ëndrën realitet duke na përfaqësuar ekipi jonë edhe në arenën ndërkombëtare.

FC Vëllaznimi 1927
Xhirollogaria: 1306001002305153
Banka: BPB”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Image