Barcelona konfirmon se Neymari ka kërkuar largimin

Sport August 02, 2017 - 13:35

Barcelona ka konfirmuar se Neymari ka kërkuar të largohet nga klubi katalunas, transmeton zeri.info

Paris Saint-Germaini pritet të jetë destinacioni i ri i brazilianit.

Klubi francez ka shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën e lirimit të futbollistit në vlerë prej 222 milionë eurosh.

“Neymar me babain dhe menaxherin e tij ka informuar Barcelonën gjatë mëngjesit të sotëm se ka vendosur të largohet nga skuadra në një takim të mbajtur në zyret e klubit”, thuhet në një njoftim të klubit të Barcelonës./Zëri