Titullar dhe asist, Agolli “hakmerret” për Kukësin

Sport August 02, 2017 - 12:56

 

Ansi Agolli merr hak për Kukësin në raundin e tretë kualifikues të Champions Leagues. Qarabagu ku aktivizohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare eliminoi Sherifin e Tiraspolit, duke e mundur 1-2 skuadrën kampione të Moldavisë në fushën e saj, teksa sfida e parë e luajtur në Azerbajxhan kishte përfunduar me rrjeta të paprekura. 34-vjecari, titullar i padiskutueshëm te Qarabagu spikati si gjithmonë në krahun e majtë, madhe dha asistin për golin e dytë që shuajti shpresat e Sherifit për një përmbysje të mundshme, shkruan "Super Sport"

Qarabagu kaloi në avantazh në fund të pjesës së parë pas një inkursioni të Ndlovu nga e majta drejt qendrës, që u përmbull me goditjen e saktë të afrikano-jugorit.

Në minutën e 86-të Agolli kontrolloi një top brenda zonës e ndonëse mund të tentonte portën krosoi për Michel që finalzoi saktë me kokë.

Në minutën e katërt shtesë Badibanga shkrurtoi diferencën në 1-2, por Sherifit i duheshin edhe dy gola të tjerë për ta eliminuar Qarabagun. Skuadra e Agollit pret të mësojë kundërshtarin në fazën Play Off të Championsit, me shortin që do të hidhet më 4 gusht.