Di Maria te Barcelona?

Sport August 02, 2017 - 12:35

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria është i hapur për një kalim te Barcelona, transmeton zeri.info

Argjentinasi do të ishte i interesuar të shkonte drejt gjigandit katalunas pas një transferimi të mundshëm të Neymarit te klubi francez, raporton “Mundo Deportivo”.

Gjatë edicionit të kaluar argjentinasi kishte realizuar 14 gola dhe 15 asistime me fanellën e Paris Saint-Germainit./Zëri