Zyrtare: Interi transferon Vecinon

Sport August 02, 2017 - 12:17

Interi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit, Matias Vecino nga Fiorentina, transmeton zeri.info

Vecino dje kaloi testet e tij mjekësore, kurse sot u zyrtarizuar si lojtar i klubit italian.

Interi ka paguar 24 milionë euro për uruguajanin. Futbollisti ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Interit dhe është një sfidë e madhe për mua.”, deklaroi Vecino për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Kam luajtur në Itali për disa vite. Jam në një moshë të mirë dhe kam përvojën e duhur. Besoj që do të shijoj kohën time këtu.”, shtoi reprezentuesi i Uruguajit.

25-vjeçari ka 13 paraqitje më kombëtaren e tij dhe ka realizuar një gol deri më tani.

Kurse gjatë edicionit të kaluar 25-vjeçari ka pasur 40 paraqitje në të gjitha garat me fanellën Fiorentinas./Zëri