Akademia e refugjatëve

Sport August 02, 2017 - 12:04

Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë. Një akademi jo-fitimprurëse e futbollit, e quajtur Yalla, është hapur në jug të Kalifornisë, në të cilën marrin pjesë një komunitet i refugjatëve. Yalla është më shumë se një akademi. Ajo i ndihmon refugjatët edhe në edukimin e fëmijëve, shkruan sot gazeta "Zëri"

Fëmijët dhe adoleshentët e Yallas janë kryesisht refugjatë dhe emigrantë, të cilët i përkasin moshave prej 6 deri në 18 dhe të ciltët janë larguar nga luftërat e vendeve të tyre. Pavarësisht divergjencës së tyre, të gjithë e kanë një gjë të përbashkët, pasionin për futbollin. Për ta, futbolli është një element i cili tejkalon barrierat gjuhësore mes tyre dhe i ndihmon ata për të fituar miqësi të reja.

“Yalla” është një fjalë arabe, e cila do të thotë “le të shkojmë”. Themeluesi, Mark Kabban, i cili është nga Bejruti, e kupton se sa e vështirë është të fillosh jetën në një vend të huaj. Ai e filloi këtë akademi jo-fitimprurëse në vitin 2009 dhe deri më tani ka përcjellur mbi 2000 fëmijë. Gjitashtu, vullnetarë të shumtë punojnë me fëmijët për t’iu ndihmuar në edukimin e tyre. Gjatë viteteve të fundit, 88% e fëmijëve të Yallas janë pranuar në universitete dhe kanë fituar bursa në vlerë prej 5 milionë dollarësh.

Jashtë edukimit, pasioni më i madh i fëmijëve të Yallas është futbolli. Ata stërviten gjatë javës nga drejtori sportiv, Ryan Shera, kurse gjatë fundjavës zhvillohen ndeshjet. Mësuesit dhe trajnerët e futbollit të Yallas ndihmojë familjet të cilat janë detyruar të largohen nga vendet e tyre. Këto familje kanë gjetur mbështetje te Yalla. Qëllimi nuk është vetëm te programi i futbollit, por gjithashtu edhe të ndihmojnë fëmijët për të zhvilluar aftësitë e tyre për universitet dhe për gjëra të tjera jetësore.

Familja Khummi është nga veriu i Irakut. Ata u larguan nga vendi i tyre në vitin 2007 për të gjetur liri sociale, fetare, politike dhe për një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. “Në Irak kishte luftë. Jeta aty ishte shumë e frikshme. Së pari ne u larguam për në Liban. Jetuam aty për një vit e katër muaj. Erdhëm këtu sepse dëgjuam fjalë të mira për këtë vend. Për këtë arsye erdhëm këtu, ne mund të bëjmë gjithçka që duam, kemi liri. Më pëlqen këtu.”, thotë Nadia, një pjesëtare e kësaj familje

Një tjetër anëtare e kësaj familje, Nancy Khummi thotë se ky klub është i veçante. “Më pëlqen sepse është një klub ndryshe nga të tjerët. Nuk i ndan njerëzit, nëse je i mirë qëndron apo nëse nuk je i mirë largohesh. I pranojmë të gjithë, të gjithë jemi familjarë dhe miq. Kalojmë mirë me njëri-tjetrin. Është diçka unike.”, shprehet ajo.

Familja Pittman janë refugjatë nga Liberia, një ndër republikat e para të Afrikës, e cila është në luftë civile. Junior dhe Ruth Pittman kanë dy djemë, Cyrus (13-vjeçar) dhe Jonathan (9-vjeçar) dhe një vajzë të vogël, Marilyn Fariyah. Junior përshkruan se sa e vështirë ka qenë për të ardhur në Shba. “Nuk ka qenë e lehtë. Në atë kohë duhej të sillja tre të tjerë me vete. Nuk ishte e lehtë. Punoja 24 orë në ditë.”, shprehet Junior. Gruaja e Juniorit, Ruth i është falenderues Yallas, e cila i ndihmoi fëmijët e saj për t’u shkolluar. Jonathan dhe Cyrus mësojnë dhe shkojnë në kurse të ndryshme para se të luajnë futboll gjatë kohës së tyre të lirë./Zëri