Tottenhami duhet të shpenzojë

Sport August 02, 2017 - 11:16

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino thotë se nuk do të mund të luftojë për titullin e Premierligës nëse nuk nënshkruajë me futbollistë që do të rivalizonin me Harry Kane dhe Dele Alli, transmeton zeri.info

Tottenhami ende nuk ka bërë asnjë transferim gjatë kësaj vere, kurse nga skuadra është larguar Kyle Walker, i cili nënshkroi me Manchester Cityn.

“Si provonin të përmirësoheshin Manchester City, Liverpooli, Chelsea dhe klubet e tjera? Duke transferuar lojtarë që do të shtonin presionin ndaj lojtarëve kyç dhe ne kemi nevojë për këtë gjë.”, deklaroi Pochettino.

"Ne e dimë se Alli, Kane, Eriksen, Dier, Alderweireld janë lojtarë shumë të mirë. Ata duan të fitojnë, por iu nevojitet pak presion që të permirësohen pas çdo edicioni.”, shtoi ai./Zëri