Juventusi interesohet për Gomesin

Sport August 02, 2017 - 10:49

Juventusi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes, transmeton zeri.info

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Gomes mund të jetë alternativë nëse klubi italian nuk arrin marrëveshje me ndonjërin prej Blaise Matuidit apo Steven N’Zonzit.

Paris Saint-Germaini është duke kërkuar 30 milionë euro për Matuidin pavarësisht se francezi është 30-vjeçar, kurse N’Zonzi ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh.

Juventusi kishte qenë e interesuar për Gomesin edhe në verën e vitit të kaluar, por portugezi kishte vendosur që të transferohej te Barcelona.

Sidoqoftë, ai nuk i ka përmbushur pritjet gjatë edicionit të parë të gjigandi katalunas.

Një transferim i mundshëm i Gomesit do t’i kushtone Juventusit rreth 30 milionë euro, raporton e përditshmja “Tuttosport”./Zëri