Xhaka në rrezik të madh

Sport August 02, 2017 - 10:41

Edhe pse Taulant Xhaka thotë se do të vazhdojë të luajë për Kombëtaren Shqiptare dhe se nuk e ka refuzuar dhe injoruar kërkesën e Christian Panuccit për takim, për çka trajneri i ri i kuqezinjve kishte shkuar ekskluzivisht në Zvicër, mediat në Tiranë u qëndrojnë prapa raportimeve të tyre, duke ritheksuar se mesfushori kosovar e ka injoruar trajnerin italian, transmeton "Zëri.info".

Madje, "Sport Ekspress" paralajmëron se futbollisti i Baselit, shkaku i veprimit të fundit karshi Panuccit, nuk do të ftohet fare në dy ndeshjet e radhës eliminatore për Botëror që Shqipëria do t’i zhvillojë në shtator kundër Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë.

Madje, ato shkojnë edhe më larg duke e paralajmëruar edhe një mundësi tjetër që Xhaka të mos ftohet më në asnjërën ndeshje të kësaj kampanje kualifikuese dhe se dyert e Shqipërisë mund t’i hapen vetëm në kualifikimet e Evropianit, me kusht që t’i përmirësojë dukshëm sjelljet e tij.

Xhaka është bërë lojtari më kontrovers i Shqipërisë prejse ishte përplasur keq me ish përzgjedhësin, Gianni De Biasi. /Zëri/