Zyrtare: Prishtina nënshkruan me lojtarin e njohur

Sport August 01, 2017 - 12:06

Alban Veseli edhe zyrtarisht është lojtar i Sigal Prishtinës.

Klubi nga kryeqyteti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar lojtarin më të ri.

Alban Veseli kalon nga Peja në kryeqytet, ashtu sikurse që bëri edhe Dardan Berisha kohë më parë.

Veseli i cili e kishte rival Berishën në edicionin e parafundit tash bashkohet me të te Prishtina për synimet drejt arenës ndërkombëtare, duke parë problemet e shumta te skuadra e Pejës dhe në përgjithësi problemet në basketbollin kosovar.Stabiliteti i klubit kryeqytetas dhe ambicia për garat ndërkombëtare ka bërë që Veseli të joshet nga klubi më i trofeshëm kosovar i basketbollit.

Veseli konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në Kosovë, teksa specialitet i tij janë gjuajtjet për tri pikë, prej ku tregoi përqindje të lartë në sezonet e fundit.

Image