Manolas qëndron te Roma

Sport August 01, 2017 - 11:57

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas thotë se do të qëndrojë te Roma, pas dështimit për t’u transferuar te Zenit St Petersburgu, transmeton zeri.info

Qendërmbrojtësi ishte shumë afër për t’iu bashkuar klubit rus, por greku nuk u pajtua me kushtet financiare dhe vendosi të qëndrojë te klubi romak.

Kishte pasur raportime se Manolas do të mund të transferohej diku tjetër, por ai thotë se do të qëndrojë te klubi italian, pavarësisht interesimit të Juventusit.

“Përfundimisht, do të qëndrojë këtu.”, u shpreh Manolas për gazetën italiane “Corriere dello Sport”.

“Nuk mund të them asgjë për kontratën, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Por, do të qëndrojë.”, shtoi reprezentuesi grek.

Manolas kishte pasur 45 paraqitje me Romën gjatë edicionit të kaluar./Zëri