Dalbert afër Interit?

Sport August 01, 2017 - 11:46

Sipas disa raportimeve në Francë thuhet se mbrojtësi i Nices, Dalbert mund t’i bashkohet Interit gjatë kësaj fundjave.

Klubi italian tashmë ka arritur marrëveshje personale me brazilianin, por mbetet të arrihet akordi me klubin francez. D

albert ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh dhe Nice dëshiron të përfitojë sa më shumë para nga mbrojtësi anësor. K

lubi francez ka shprehur gatishmërinë për ta shitur brazilianin por nuk do të pranojë shifër më të ulët se 25 milionë euro për futbollistin.

Dalbert kishte shkëlqyer në edicionin e fundit me fanellën e Nices.

Braziliani ishte paraqitur 38 herë me klubin francez dhe kishte arritur të realizonte 4 asistime.

Interesim për futbollistin kishte shprehur edhe Arsenali./Zëri