Costa: Dua "Championsin"

Sport August 01, 2017 - 11:24

Lojtari i ri i Juventusit, Douglas Costa thotë se ka ardhur te klubi italian për të fituar gjithçka, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Braziliani iu bashkua Juventusit në formë huazimi nga Bayern Munichu, kurse gjigandi italian ka edhe mundësinë për ta blerë për 40 milionë euro në verën e vitit të ardhshëm.

“Ndihem mirë, këtu stërvitëmi shumë.”, deklaroi Costa.

“Pse Juventusi? Sepse në tre vitet e fundit ata kanë luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve, është skuadra me dëshirën dhe mundësinë më të madhe për ta fituar Ligën e Kampionëve. Dua të hyj në historinë e këtij klubi.”, shtoi braziliani.

“Jam këtu për të fituar gjithçka, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Liga italiane? Juventusi është sikur Bayerni, një skuadër e madhe dhe çdo ekip tjetër do të japin gjithçka për të fituar ndaj nesh.”, u shpreh reprezentuesi brazilian./Zëri