Giggs: Manchester City favorit për Premierligën

Sport August 01, 2017 - 11:00

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs konsideron se Manchester City është favoriti kryesor për të fituar ligën angleze në edicionin e ardhshëm.

Manchester City ka pasur një merkato të bujshme gjatë kësaj vere. Klubi anglez deri më tani ka transferuar Bernardo Silvan, Benjamin Mendyn, Kyle Walkerin, Edersonin dhe Danilon.

“Mendoj se Manchester City do të jetë skuadra për t’u mposhtur. E kam pëcjellur në fund të edicionit të kaluar dhe ata kanë një fazë sulmuese të frikshme me Sergio Agueron, Gabriel Jesusin, Leroy Sanen, Kevin De Bruynën, David Silvan dhe Raheem Sterlingun.”, deklaroi uellsiani.

“Nuk mund të injorosh Chelsean sepse kanë kualitete të mëdha, por a mund të balancojnë skuadrën mes Premierligës dhe futbollit evropian? Nuk jam i sigurt.”, shtoi Giggs./Zëri