Morata nuk është në formën e tij optimale

Sport August 01, 2017 - 10:45

Sulmuesi i ri i Chelseat, Alvaro Morata  nuk është në formën fizike, të cilën e kërkon trajneri i klubit londinez, Antonio Conte, transmeton zeri.info

Morata u transferua nga Real Madridi te Chelsea për 65 milionë funte gjatë këtij muaji.

Conte thotë se reprezentuesi spanjoll duhet të përmirësoj formën fizike të tij.

Gjithashtu, strategu italian shprehet se Morata mund të mos startojë në ndeshjen ndaj Arsenalit për Superkupën e Anglisë.

“Morata sapo ka filluar të stërvitet me ne. Ai duhet të përmirësoj kondicionin e tij në mënyrë që të adaptohet shpejtë me pjesën tjetër të ekipit.”, deklaroi Conte.

“Ai është duke punuar mirë, por kanë kaluar vetëm pesë ditë. Sot  ai bëri përpjekje që të bënte më të mirën e tij, por sigurisht se ai duhet të përmirësohet akoma.”, shtoi ish-trajneri i Juventusit./Zëri