Chelsea kërkon Drinkwater

Sport August 01, 2017 - 10:30

Chelsea është duke shprehur interesim për mesfushorin e Leicester Cityt, Danny Drinkwater, raporton “Sky Sports”.

Klubi londinez e sheh reprezentuesin anglez si njeriun e duhur për ta zëvendësuar Nemanja Maticin, i cili u largua në drejtim të Manchester Unitedit, transmeton zeri.info

Chelsea tashmë ka blerë Tiemoue Bakayokon nga Moonaco, por trajneri Antonio Conte dëshiron edhe një mesfushor tjetër.

Strategu italian tashmë ka pyetur për mesfushorin e Bayern Munichut, Renato Sanches, por në listën e dëshirave të tij është edhe Drinkwater.

Sidoqoftë, Leicesteri nuk ka ndonjë presion për shitjen e mesfushorit anglez, i cili verën e kaluar kishte nënshkruar kontratë të re katër-vjeçare me klubin.

Alternativat e tjera për mesfushën e Chelseat janë edhe Ross Barkley dhe Alex Oxlade-Chamberlain./Zëri