Milani përsëri pas Keitas

Sport August 01, 2017 - 10:17

Milani përsëri ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit të Lazios, Keita Balde, i cili po kërkohet edhe nga Juventusi, Interi dhe Napoli.

Reprezentuesi senegalez ka vetëm edhe një vit kontratë me Lazion dhe është është duke refuzuar rinovimin.

Ishte raportuar se Keita ka marrëveshje personale me Juventusin, por gjigandi italian nuk pranon të paguajë shumën e kërkuar prej 30 milionë eurosh nga Lazio për futbollistin.

Kjo gjë ia lë Milanit rrugën e hapur, klubi i cili ishte vënë pas lojtarit edhe në muajin maj, por dëshira e senegalezit ishte që të transferohej te Juventusi.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, shefi sportiv i Milanit, Marco Fassone i ka ofruar Lazios një ofertë prej 30 milionë eurosh për sulmuesin./Zëri