Prishtina e kryen nesër me Banjë të Pejës, javën tjetër dy miqësore

Sport July 28, 2017 - 17:42

FC Prishtina do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore javën tjetër, njofton klubi Bardhekaltër, përcjellë zeri.info.

Më 1 gusht nga ora 17:00 Bardhekaltrit takohen me Vëllaznimin, kurse më 6 gusht nga ora 17:00 në Shkup luajnë me Shkupin.

E miqësorja e paraparë me Dukagjinin e Klinës nuk do të zhvillohet.

Ndër të tjera, skuadra Bardhekaltër e mbyll nesër në mbrëmje qëndrimin në Banjë të Pejës, ku ushtroi disa ditë. /Zëri/