Ky klub i madh shpreson për Bale

Sport July 28, 2017 - 17:22

Gareth Bale mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, raporton zeri.info.

Ylli uellsian nuk e ka gjetur veten sa duhet në “Santiago Bernabeu” dhe në dy sezonet e fundit ka qenë hija e yllit të dikurshëm të Tottenhamit, pasi atë e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme dhe forma në rënie e sipër.

Prandaj, mediet e huaja shkruajnë se përfaqësuesi uellsian i ka bërë valixhet gati dhe mund të largohet nga “Los Blancos”, me të cilët e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.

Sipas të së përditshmes britanike “The Telegraph”, Manchester United është në “alarm të kuq” pasi i është dhënë shpresë për transferimin e Balet në “Old Trafford”.

Skuadra e Jose Mourinhos pritet ta bëjë një lëvizje të freskët pasi trajneri Zinedine Zidane nuk mund të garantojë se Bale do të qëndrojë në Madrid gjatë kësaj vere.

Reali po shpreson ta transferojë yllin e ri të Monacos, Kylian Mbappe, për një shifër rekorde, ndërsa futbollisti ofanziv i krahut të djathtë me këtë rast do të përfundonte tek gjiganti anglez. /Zëri/