Hamsik: Ëndrra ime është “Scudetto”

Sport July 28, 2017 - 12:47

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik shpreson që ta fitojë ligën italiane gjatë edicionit të ardhshëm, transmeton zeri.info

Hamsik, i cili sapo ka mbushir 30 vjeç, ka qenë pjesë e Napolit për dhjetë vite dhe ka kontratë me klubin italian edhe për tre vite të tjera.

“Nuk ndihem fare i vjetër. Sikur të isha 20-vjeçar.”, deklaroi sllovaku.

“Mund të luaj në nivelet e larta edhe për disa vite, ashtu siç bërë edicionin e kaluar. Sidoqoftë, duke marrë parasyshë moshën time, forma ime është drejt rënies, por përsëri dëshira është e njejtë, ende dua të fitojë nga futbolli, triumfi në ligë me Napolin është ëndrra ime. Mund ta arrijmë, ndoshta këtë edicion do të jemi në gjendje për të luftuar për ‘Scudetton’”, theksoi Marek Hamsik./Zëri