EUROPA LEAGUE: Kështu u mbyll ndeshja e Skënderbeut!

Sport July 27, 2017 - 19:51

Skënderbeu ka pësuar humbje në minutat e fundit në ndeshje me Mlada Boleslav, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Europa Leagues, e cila sapo përfundoi.

Korçarët kanë pësuar gol në minutën e 87-të kur për vendësit realizoi Adam Janos, shkruan zeri.info.

Liridon Latifi e kishte barazuar rezultatin në 1:1 një minutë me herët, në atë të 86-të, por që skuadra shqiptare nuk arriti ta ruante këtë rezultat.

Ndërkaq, golin e parë për vendësit e kishte realizuar Jan Chramosta në minutën e 42-të.

Përkundër humbjes, Skënderbeu do ta kërkojë përmbysjen e rezultatit pas një jave, në ndeshjen e kthimit që do ta zhvillojë në shtëpi. /Zëri/