Liria përforcohet me një super-portier

Sport July 27, 2017 - 18:22

Liria e ka bërë goditjen e radhës sot, njofton klubi prizrenas, përcjellë zeri.info.

Në fakt, ekipit prizrenas në Ohër i është bashkuar portieri Mikel Kaloshi.

24 vjeçari sipas të gjitha gjasave do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Kaloshi vjen nga Tomori i Beratit, ku pati një stinor të bujshëm.

Më parë Kaloshi kishte bërë karrierë edhe te Bylisi.

“Presim që në ditët në vijim jo vetëm të kompletohet transferi, por edhe të jetë siguria e portës së Lirisë’, ka thënë drejtori Erxhan Dana.

Kjo dhe duket të jetë prurja e fundit për këtë merkato tek skuadra ‘bardhezi’.

Liria këtë fundjavë kthehet nga përgatitjet dy javore në Ohër, ku kaloi një fazë intensive të përgatitjeve, për edicionin e ri. /Zëri/