BOTËRORI I NOTIT: Kështu e mbylli garën notarja Flaka Pruthi

Sport July 27, 2017 - 15:15

Flaka Pruthi e ka mbyllur garën në pozitën e 67-të nga 78 garuese pjesëmarrëse, në Kampionatin Botëror të Notit, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Notarja kosovare ka garuar në disiplinën 100 metra krol dhe e ka mbyllur garën për kohën 01.03.81, që ishte e pamjaftueshme për një rezultat më të mirë.

Ndërkaq, nesër do të garojë notari Lum Zhaveli në disiplinën 50 metra krol. Në këtë eveniment prestigjioz të notit po merr pjesë edhe garuesja tjetër kosovare, Melisa Zhdrella.

Notarët kosovarë nuk kanë arritur rezultate të kënaqshme deri tash në Botërorin e Notit. /Zëri/