Conte e ëndërron këtë sulmues

Sport July 27, 2017 - 15:07

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte e ka lavdëruar Harry Kanen, duke thënë se nëse do të mund ta blinte një sulmues në krejt botën, ai do të ishte ylli i Tottenhamit.

23 vjeçari kishte një mesatare prej gati një goli për ndeshje në sezonin e fundit në Premierligë, duke realizuar 29 herë në 30 ndeshje me Spurs, raporton zeri.info.

Ky ishte një rekord i karrierës së tij pasi kishte shënuar 21 gola në 25 ndeshje në dy sezonet e parë.

“Për mua, Kane, tash për tash është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë. Nëse do të më duhej ta blej një sulmues do të shkoja me Kane”, ka thënë trajneri italian për “Daily Mail”.

“Ai është një sulmues i kompletuar, i fortë fizikisht, me dhe pa top, lufton dhe është i fuqishëm në ajër dhe akrobatik në të djathtë dhe në të majtë”, përfundoi ai. Chelsea së fundmi e ka transferuar Alvaro Moratan. /Zëri/