50 milionë euro për Vidalin

Sport July 27, 2017 - 14:59

Të dielën është zhvilluar një takim i drejtuesve të Interit, ku kanë qenë protagonistët e klubit: Walter Sabatini, Zhang Jindong, Piero Ausilio e Luciano Spalletti, të cilët kanë biseduar rreth objektivave që duhet t’i arrijë ekipi dhe për përforcimet që duhet t’i bëjë.

Pa dyshim, Arturo Vidal mbetet objektivi numër 1 i “Nerazzurri”, përkundër deklaratave të Carlo Ancelottit që lojtari do të qëndrojë në Bayern Munich, raporton zeri.info.

Ish-mesfushori i Juventusit ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2019 dhe për momentin mungon dëshira e drejtuesve të klubit gjerman për t’ia vazhduar atë, pasi tashmë ai i ka kaluar 30 vjet.

Nga kjo situatë po mundohet të përfitojë Interi, i cili i ka bërë gati 50 milionë euro për Vidalin, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Interi i ka si alternativë Javier Pastoren e Angel Di Marian. /Zëri/