Pogba si Messi e Ronaldo

Sport July 27, 2017 - 14:56

Jose Mourinho thotë se Paul Pogba ka demonstruar se është në nivel të njëjtë me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymarin, pas paraqitjes që e bëri ylli francez në miqësoren që e zhvilloi Manchester Unitedi me Barcelonën.

Sipas tij, ish-futbollisti i Juventusit tregoi se përse e ka thyer rekordin duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori kur u rikthye në “Old Trafford”, raporton zeri.info.

“Sot, njëri nga lojtarët e mi, Paul Pogba, e tregoi nivelin e tij. Ai tregoi se i përket atij niveli, së bashku me yjet si Messi, Ronaldo apo edhe Neymar”, ka thënë trajneri portugez, i cili pret shumë këtë sezon nga përfaqësuesi francez.

Ai ndihet i kënaqur që ekipi i tij mundi ta sprovonte veten me dy ekipet më të forta evropiane, Real Madrid dhe Barcelona. /Zëri/