Neymar është i yni

Sport July 27, 2017 - 14:55

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde insiston se Neymar është i lumtur në Camp Nou, përkundër interesimit të Paris Saint-Germainit për shërbimet e tij, përcjellë zeri.info.

PSG raportohet se është i gatshëm për ta blerë yllin brazilian për 222 milionë euro, por përfaqësuesi brazilian i la anash spekulimet duke e ndihmuar ekipin e tij të fitojë ndaj Manchester Unitedit me rezultat 1:0.

“Neymar ishte mjaft i lumtur që u takua me disa nga miqtë e tij të Unitedit. Asnjë lajm i ri tjetër, ai është ende me ne”, ka thënë trajneri Valverde pas lojës.

Neymar ka realizuar tre gola në International Champions Cup.

Trajneri i ri i Barçës ndihet i kënaqur me paraqitjen e fundit të ekipit.

“Ne jemi mjaft të lumtur që fituam. Ne e vlerësojmë Unitedin shumë pasi është ekip mjaft i fuqishëm. Në pjesën e parë, ata ishin lart me disa raste, kurse në të dytën ne u munduam ta kontrollonim lojën”, tha në fund Valverde. /Zëri/