Milani, në garë për Costan

Sport July 27, 2017 - 14:54

Milani është në kërkim të një sulmuesi kualitativ për ta kompletuar kampanjën fantastike të përforcimeve të kësaj vere, thuajse më e mira e bërë ndonjëherë nga gjiganti italian.

“Rossoneri” po hasin në vështirësi për ta transferuar një sulmues të madh, por lista me emra atyre nuk iu mungon.

Sipas të së përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, raporton zeri.info, Kuqezinjtë janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.

Përfaqësuesi spanjoll i ka ftohur marrëdhëniet me Chelsean dhe pritet të largohet nga “Stamford Bridge” pasi atë nuk e do më aty trajneri Antonio Conte.

Andaj, flitet se ai mund të rikthehet në Atletico Madrid ose të shkojë në Kinë.

Megjithatë, Milani është takuar me menaxherin Jorge Mendes për ta diskutuar një transferim të mundshëm të futbollistit me prejardhje braziliane në Itali. /Zëri/