Viti i fundit

Sport July 27, 2017 - 14:53

Gianluigi Buffon thotë se karrierës së tij po i vjen fundi. Portieri italian zbulon se ky do të jetë viti i fundit që luan futboll, raporton zeri.info.

“Është elektrizuese, po mundohem ta menaxhoj këtë situatë dhe ta marr atë si speciale. Si të gjitha eksperiencat tjera në rrugët që i merr, e di se nuk mund të zgjasin përgjithmonë. I kujton se sa të bukura janë dhe dëshiron ta kristalizosh çdo pamje, çdo emocion që do të të përcjellë nga prapa përgjithmonë. Dua ta shijoj këtë sezon, me paraqitje të nivelit më të lartë dhe ta lë Juven në nivelin ku e meriton. Dua të largohem vetë, sa nuk ka ardhur koha të më ‘përzënë’”, ka thënë fillimisht portieri legjendar italian për “Tuttosport”.

Buffon ka folur edhe për përforcimet që i ka sjellë Juve, të cilat i konsideron si të qëlluara, por edhe për largimet e Bonuccit e Alvesit, për të cilët thotë se do t’i mungojnë ekipit.

Championsi thotë se nuk do t’i mbetet opsesion, edhe pse nuk e ka fituar asnjëherë në karrierë. Ai beson se Juventusi do ta dominojë prapë futbollin italian. /Zëri/