Barça e ofron Rakitiçin për Coutinhon

Sport July 27, 2017 - 12:19

Barcelona do ta ofrojë mesfushorin Ivan Rakitic si pjesë e marrëveshjes për transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, shkruan “Don Balon”, përcjellë zeri.info.

Skuadra nga Camp Nou është e vendosur për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të “Reds”, derisa ekipi i Jurgen Klopp po mundohet ta bëjë të pamundurën për ta mbajtur atë në Anfield.

Për ta bindur Liverpoolin që t’ia shesë lojtarin, Barça do ta vë në dispozicion mesfushorin kroat, Rakitiç, plus para të majme. /Zëri/