Zidane flet pas turpërimit nga Manchester City

Sport July 27, 2017 - 09:25

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka komentuar humbjen nga Manchester City, me rezultat 4:1

Manchester City e ka shkatërruar Real Madridin, me rezultat 4:1, në kuadër të Champions Cup, i cili po mbahet në Amerikë.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e pranon se ekipi i Pep Guardiolas ishte superior ndaj tyre.

" Unë nuk jam i kënaqur me humbjen. Ishte një rezultat i keq, por nuk ishte një lojë e keqe. Ne jemi të mërzitur, por ne jemi duke u përgatitur. Ata ishin superior në momente të rëndësishme dhe kjo është ajo", ka deklaruar Zidane.

“Manchester City është një ekip që është forcuar dhe këtë e treguan. Ai është një ekip i mirë”, ka theksuar trajneri francez, i cili e humbi ndeshjen e parë në përballje me Pep Guardiolan. /Express/