Akil Gjakova i Artë në Abigjan (Foto)

Sport July 26, 2017 - 22:16

Akil Gjakova ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Frankfone 2017 në Abigjan

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e Artë në Lojërat Frankfone 2017, të cilat po mbahen në Abigjan.

Gjakova ka treguar paraqitje shumë të mirë në finale, ku mposhti xhudistin maroken, Ahmed.

“Edhe Akili i artë! Fitore e shkëlqyeshme e Akilit në finale kundër Marokenit Ahmed! Dy të arta, hajde shtetet Frankofone që s’na keni njoftë shtetin tonë pak respekt për Kosovën! Lojërat Frankfone 2017 Abigjan!”, shkruan trajneri Driton Kuka në Facebook.

Mbrëmë medaljen e Artë për Kosovën e fitoi edhe Distria Krasniqi në kategorinë -52 kg. /Express/

Image