Hidhet shorti për sezonin e ri të Serie A (Foto)

Sport July 26, 2017 - 19:44

Është hedhur shorti për sezonin e ri 2017/18 të Serie A

Kampioni i Italisë, Juventus do të luajë ndeshjen e parë ndaj Cagliarit në stadiumin e saj, ndërsa Milan do të luajë në udhëtim ndaj Crotone.

Inter dhe Fiorentina do të luajnë derbin e xhiros së parë në San Siro, ku Borja Valero mund të luajë kundër ish skuadrës së tij, ashtu sikurse edhe trajneri Stefano Pioli.

Ndërsa, Roma do të luajë në udhëtim te Atalanta, sikurse edhe Napoli të Hellas Verona.

Java e parë e Serie A në sezonin 2017/18 do të zhvillohet me 19-20 gusht, ndërsa java e fundit me 20 maj 2018. /Express/

Image