Ish futbollisti i Juventusit: Shpenzimet e klubeve duhet të lejohen

Sport July 26, 2017 - 17:06

Ish mesfushori i Juventusit dhe Romës, Zbigniew Boniek thotë se klubeve duhet t’iu lejohet të shpenzojnë para, transmeton zeri.info

Klubet angleze dhe Milani kanë investuar shumë gjatë kësaj vere, kurse është duke u përfolur edhe për një transferim të mundshëm të Neymarit te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro.

“Nëse një president i bën gjërat siç duhet, nuk i shmanget taksave dhe ka shumë para, si mund t’ia limitoni shpenzimet?”, deklaroi Boniek.

“Është e vështirë t’i thuash një njeriu të pasur se nuk mund të blesh një orë ‘Rolex’.”, shtoi ai./Zëri