Monaco me kontratë të re për Mbappen?

Sport July 26, 2017 - 16:31

Monaco është në bisedime me sulmuesin, Kylian Mbappe për një rinovim të mundshëm të kontratës, transmeton zeri.info

Mbappe është njëri prej talentëve më të kërkuar në treg dhe së fundmi Real Madridi ishte lidhur më një transferim të 18-vjeçarit.

“Ne jemi në bisedime për një rinovim të kontratës me Kylian dhe shpresojmë që të arrijmë marrëveshjen.”, deklaroi zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev./Zëri