Zbulohet sekreti i kontratës së Hysajt

Sport July 26, 2017 - 15:56

Së fundmi, edhe Juventusi është shtuar në radhë për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj. Dy ditë më parë, mediat italiane kanë zbuluar se ka qenë Juventusi që ka ofruar rreth 40 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të djathtë, mirëpo, drejtuesit e Napolit kanë mbyllur menjëherë diskutimet:

Është i paprekshëm. Dje, mediat përtej Adriatikut kanë zbuluar edhe një detaj të rëndësishëm të klauzolës së mbrojtësit. Bëhet me dije se klauzola prej 50 milionë eurosh e Hysajt bëhet e pavlefshme pas 1 korrikut.

E thënë ndryshe, gjatë merkatos, diskutimet e çdo klubi nuk janë të kushtëzuara rreth vlerës 50 milionë. Kjo shifër vlen për ekipet që duan shërbimet e shqiptarit gjatë periudhës tjetër të vitit, kur edhe ai është në aktivitet. Dje, Hysaj dhe lojtarët e tjerë të Napolit janë larguar me helikopter nga seanca stërvitore.