Kosova merr një lajm të mirë nga FIBA

Sport July 26, 2017 - 15:38

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë para fillimit të eliminatoreve për kualifikimet e Botërorit 2019

FIBA u ka dhënë leje Gëzim Morinës dhe Erjon Kastratit që të luajnë për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu.

“FIBA sapo konfirmoj edhe zyrtarisht që Erjon Kastrati dhe Gezim Morina janë nga sot lojtarë të Kosovës. Urime”, ka shkruar Belegu në Facebook, përcjell Express

Kastrati dhe Morina më herët kanë përfaqësuar Sllovenin. Dhe me leje të sllovenëve janë transferuar te Kosova. /Express/ 

Image