Barkely do të largohet nga Evertoni

Sport July 26, 2017 - 15:28

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman thotë se është 100% i sigurtë në largimin e mesfushorit, Ross Barkley gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

“Situata e tij nuk është edhe aq e vështirë, ne i bëmë atij një ofertë të mirë, ai e refuzoi dhe tha se dëshiron një sfidë të re.”, deklaroi Koeman.

“Ai nuk është më e ardhmja e Evertonit, është vendimi i tij por klubi thotë se nuk ka asnjë ofertë për Ross.”, shtoi holandezi./Zëri