Serbi i njohur lavdëron Hasin në Beograd

Sport July 26, 2017 - 13:25

Besnik Hasi ka festuar midis Serbisë. Trajneri kosovar me ekipin e tij grek, Olympiacos, e ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve kundër Partizanit të Beogradit me rezultat 1:3, raporton "Zëri.info". 

Hasi ishte në qendër të vëmendjes në Serbi, pasi kishte thënë se Kosova nuk është Serbi, por Shqipëri. 

“Besnik Hasi është një njeri shumë i mirë, një sportist i madh, një trajner i mirë. Asnjëherë s’kemi folur me të për këso gjërash”, ka deklaruar për mediat e Beogradit zyrtari i Olympiacosit, serbi Darko Kovaçeviç, transmeton "Zëri". 

ImageImage