Albian Ajeti në Serie A (FOTO)

Sport July 26, 2017 - 12:53

Albian Ajeti është pranë transferimit në Serie A. Vëllai i vogël i Arlind Ajetit, ndiqet me interes nga klubi i inkuadruar në elitën e futbollit italian, SPAL.

Ekipi italian ka filluar prej kohësh negociatat me futbollistin dhe St.Gallenin, e cila zotëron kartonin e lojtarit.

“Gianluca Di Marzio” raporton  se ka një akord parimor mes palëve për transferimin e lojtarit në Itali, por të shtunën do të zhvillohet një takim që do të sqarojë përfundimisht detajet e kësaj marrëveshje, pasi nuk dihet nëse do të bëhet me formulën e huazimit apo shitjen e kartonit.

Ish sulmuesi i Augsburgut dhe Baselit ka pasur një sezon të mirë te St.Gallen. Ai ka shënuar 10 gola në 29 ndeshje me këtë skuadër.

Image