Lenjani bëhet me skuadër të re

Sport July 26, 2017 - 12:37

Ermir Lenjani ka arritur marrëveshje me ekipin zviceran, Sion

Pas dy sezoneve të kaluara në Francë, te skuadra e Rennesit dhe Nantesit, Ermir Lenjani sërish është rikthyer në Zvicër.

Sipas ”Panorama Sport”, Lenjani arritur marrëveshje me ekipin zviceran, Sion, e cila drejtohet nga ish-ndihmës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani.

Lenjani ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Sionin, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ai te klubi i ri pritet të përfitojë 350 mijë euro në sezon.

Lenjani e njeh mirë ligën e Zvicrës pasi më herë ka qenë pjesë e skuadrave si: Winterthur, Grasshopper dhe St. Gallen. /Express/