Mrekullia "Keita"

Sport July 26, 2017 - 12:13

Tre vite më parë, Naby Keita ishte një adoleshent i panjohur, i cili po luftonte për mbijetesë me ekipin e tij, Istres, në ligën e dytë franceze. Tani ai është një objektiv i Liverpoolit dhe vlera e tij konsiderohet të jetë rreth 70 milionë funte. Karriera e tij është bërë si një film, shkruan sot gazeta "Zëri"

Frederic Arpinon ishte ulur në zyrën e tij në klubin e FC Istresit kur morri telefonatën e parë për një futbollist të ri të quajtur Naby Keita. Në tetor të vitit 2013 dhe Arpinon, një ish mesfushor, i cili ishte kthyer në drejtor sportiv, ishte duke kërkuar për rekrutime të reja në ekip për të të luftuar betejën për mbijetesë në ligën e dytë të Francës.

“Kam luajtur futboll në Francë për një kohë të gjatë, kështu që kam shumë kontakte.”, thotë Arpinon. “Ishte njëri që e njoha në Le Mans. Ai më telefonoi dhe më tregoi se kishte një lojtar të mirë. Ai më tha: ‘Fred, më beso, duhet ta shikosh këtë lojtar.’”

Keita ishte një 18-vjeçar nga Guinea, i cili bëri një udhëtim të gjatë drejt Francës për të gjetur një klub. Le Mans e kishte të pamundshme ta transferonte për shkak se ishin afër falimentimit, por nuk ishte e pazakontë për Arpinonin që të merrte rekomandime të tilla. Ai vendosi që t’i bënte vetë disa telefonata. “Doja të dija: Kush është ky, Naby Keita?”, thotë ai.

Arpinon foli me njerëz të cilët e kishin shikuar Keitan duke luajtur në një kompeticion të organizuar nga ish mbrojtësi i Celticut, Bobo Balde afër Marseilles. “Të gjithë thoshin se ai ishte një lojtar fantastik.”, shprehet ai.

Arpinon ishte mjaft i intriguar që ta ftonte Keitan për një provë. “Naby arriti dhe ishte menjëherë u vërejt se ai ishte në një nivel tjetër. Ishte teknika e tij. Kur ai kishte topin, më kujtonte Andres Iniestan. Pas pesë minutash i thashë, ndalo, ndalo, ti do të qëndrosh me ne.”

Arpinon tashmë kishte një rekord të mirë për “nuhatjen” e talentëve të rinj dhe kishte sjellë në klub edhe futbollistë si Olivier Giroud dhe Florian Lejeune, por rasti i Keitas ishte special. Klubi përgatiti dokumentacionin e duhur dhe futbollisti nënshkroi kontratë tre-vjeçare. Në debutimin e tij me 22 nëntor 2013, ai shënoi një gol dhe realizoi një asistim në fitoren 4-2 ndaj Nimes. “Ai ishte fantastik.”, thotë Arpinon.

Në fund të edicionit, Istresi do të binte nga liga, por Keita ksihte kontribuar me 4 gola dhe 7 asistime në 23 paraqitje. “Ishte një përvojë e mirë për Nabyn. Ai tregoi karakterin e tij te Istresi. Ne ishim shumë me fat.”, shprehet Aspinon.

Keita ishte i qetë, por i vendosur. Arpinon thotë se shumë klube kishin shprehur interesim për Keitan, por francezët nuk dëshironin të luanin me karrierën e adoleshentit, i cili kishte vetëm disa muaj në klub. 

“Red Bull Global Soccer group”, i cili ka në pronësi klubet, Red Bull Salzburg dhe RB Leipzig kishte filluar ta vëzhgonte futbollistin gjatë muajit dhjetor, vetëm disa javë pas debutimit të tij. Por, shefi sportiv, Gerard Houllier kishte dhënë dritën e gjelbër për transferimin e futbollistin në Salzburg vetëm pas përfundimit të edicionit.

“Ne ishim duke luajtur ndaj Angersit. Gerard Houllier ishte i ulur pranë meje. Ai nuk e njihte Nabyn, ai vetëm kishte dëgjuar se është një futbollist shumë i mirë. Gjatë ndeshjes ai më tha se Naby është fantastik.”, thotë Arpinon.

Trajneri i ri i Red Bull Salzburgut, Adi Hutter ishte i impresionuar gjithashtu dhe kampionët austriakë arritën marrëveshje për nënshkrimin e tij. Pas dy vitesh dhe dy titujve të fituar me Salzburgun, Keita shkoi te Leipzigu.

Keita realizoi 8 gola dhe 7 asistime në 31 paraqitje gjatë edicionit të kaluar dhe tani ka tërhequr vëmendjen e Liverpoolit, klubi cili është i gatshëm të ofrojë 70 milionë funte për mesfushorin./Zëri