Spalletti, një prej trajnerëve më të mirë në qarkullim

Sport July 26, 2017 - 11:09

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka lavdëruar trajneri e ri të Interit, Luciano Spalletti, transmeton zeri.info

Conte thotë se Spalletti është një prej trajnerëve më të mirë në qarkullim dhe beson se e ardhmja e Interit me “Suning Group” do të jetë e ndritshme. Conte, i cili ishte lidhur me një kalim te Interi para ardhjes së Spallettit, pret që Spalletti të ketë suksese me klubin e ri.

“Mendoj se Interi ka njërin prej trajnerëve më të mirë në qarkullim.”, deklaroi Conte në një konferencë para ndeshjes miqësore me klubin italian.

“Luciano është një mik i mirë dhe një trajneri i madh, më të Interi ka fituar një vlerë shtesë. Mendoj se pronarët e rinj të klubit janë solid dhe janë duke menduar në ndërtimin e klubit si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.”, shtoi Conte./Zëri