Interi dëshiron ta mbajë Perisicin

Sport July 26, 2017 - 10:53

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti dëshiron ta mbajë anësorin, Ivan Perisic, por thotë se futbollisti mund të shitet nëse arrin oferta e duhur për të.

“Sky Sport” kishte raportuar se Manchester United dhe Interi janë afër arritjes së marrëveshjes për Perisicin, të cilin klubi italian e vlerëson 48 milionë funte.

Kroati momentalisht është me Interin në turin parapërgatitor në Sinagapor dhe pritet që të luajë në ndeshjen miqësore ndaj Bayern Munichut.

“Sigurisht se ka thashetheme, por ne duam ta mbajmë Perisicin. Ai është një lojtar i rëndësishëm. Do të mbështetem në shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm. Por nëse dikush vjen me ndonjë ofertë të parefuzueshme, atëherë do të mendoheshim.”, deklaroi Spalletti.