Kosova mposht përsëri Shqipërinë në ndeshje miqësore

Sport July 23, 2017 - 21:00

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sonte ka mposhtur përsëri Shqipërinë në ndeshje miqësore.

Ndeshja është përmbyllur me rezultat 72-90 në favor të djelmoshave kosovarë, transmeton lajmi.net

Skuadra e Kosovës kishte triumfuar edhe mbrëmë në ndeshjen e cila u zhvillua në Shqipëri.

Vlen të theksohet se në ndeshjen e djeshme pati edhe tensione ndërmjet lojtarëve.