Chiellini befason me deklaratën e fundit për Dybalan

Sport July 23, 2017 - 20:42

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se Paulo Dybala nuk ka arritur ende në nivelet e Neymarit.

Sipas tij, anësori brazilian është i ngjashëm me Messin dhe Ronaldon, transmeton lajmi.net

“Dybala nuk vlen aq sa Neymar, me gjithë respektin dhe nderimin që kam për të”, tha mbrojtësi italian.

“Neymar është në nivelin e Messit dhe Ronaldos, dhe ai do të jetë fitues i topit të artë më vonë”, shtoi Chiellini.

Dybala u spekulua se mund të jetë pasardhës i Neymarit në Barcelonë, pasi ky i fundit mund të largohet në drejtim të PSG.